Zgjedhjet e parakohshme, shtyhet regjistrimi i popullsisë

Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme do të shtyjë Regjistrimin e Popullsisë të parashikuar për në muajin prill të vitit të ardhshëm. Nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë se është e pamundur që njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare të zhvillohet edhe procesi i regjistrimit. Drejtori Apostoll Simovski, tha se përpara zgjedhjeve të 12 prillit nuk ka shanse teknike të organizohet regjistrimi. Ai shtoi se në rastin më të mirë ky proces do të zhvillohet në Nëntor të vitit 2020, nëse Ligji i ri për Regjistrimin e popullsisë miratohet në Kuvend para vitit të ri.

Marketing

Ne do të donim që një orë e më parë të bëhet regjistrimi, pavarësisht termit që i përgjigjet këtyre kushteve për zbatimin e procesit pas zgjedhjeve. Megjithatë, nuk prejudikojmë për një vendim që duhet ta marrë dikush tjetër. Sa i përket ligjit, duam që sa më parë të miratohet, ne insistojmë që të kalojë sa më shpejtë që të kemi termin konkret për të mundur që të gjitha çështjet teknike, të cilat determinohen nga ky ligj të mund t’i zbatojmë ne si institucion- deklaroi Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas drejtorit Simovski, nëse pengesat për këtë ligj ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk tejkalohen edhe pas 3 Janarit, përkatësisht në kohën e qeverisë teknike, atëherë Entit të Statistikave do t’i duhet kohë që të përgatisë procesin e regjistrimit për në pranverë të vitit 2021. Derisa ky draft është në procedurë parlamentare, VMRO DPMNE ka parashtruar 23 kërkesa për ndërhyrje në ligjin e ri, të cilat sipas numrit “një” të statistikave janë të papranueshme dhe do të qojnë në dështim të regjistrimit të ri.

Që Regjistrimin të mos e realizojë Enti i Statistikave por ta zbatoj Një Komision Shtetëror i Regjistrimit të popullsisë, që nënkuptonte një formacion politik të bëj një operacion statistikor. Kjo ishte kërkesa kryesore dhe të tjerat lidhen me metodologjinë e zbatimit të regjistrimit, që kërkohej të udhëhiqej nga dikush tjetër jashtë Entit, e cila në parim nuk është profesionale të ndodhë- tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Mbrëmë, kjo çështje nuk ishte temë diskutimi në takimin e liderëve në Vilën Vodno. Por, Kryeministri Zoran Zaev tha se regjistrimi i popullsisë duhet të bëhet brenda vitit 2020. Kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski tha se nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre, duke kërkuar që ky proces të mbahet sipas standardeve të Eurostatit më 2021. Përderisa kreu i BDI-së Ali Ahmeti këtë e quajti vetëm çështje teknike, ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se regjistrimi në terren nuk duhet të vonohet pasi sipas tij dhe ai nuk duhet të bëhet nga militantë partiak, por nga kuadro profesional të statistikave.

Marketing