Zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE kundër shtyerjes së datës

VMRO-DPMNE është shprehur sërish kundër shtyerjes së datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Antonio Milloshoski nga kjo parti duke komentuar deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor, tha se data për mbajtjen e zgjedhjeve nuk përcaktohet me kërkesë të ndonjë politikani.

Marketing

Ai tha se VMRO-DPMNE pret që partitë të respektojnë ligjin dhe afatin kushtetues për të mbajtur raundin e parë të zgjedhjeve lokale me 17 tetor.

“Përplasjet brenda-partiake dhe midis koalicioneve në BDI, LSDM, BESA dhe partitë më të vogla të koalicionit nuk duhet të jenë problem për shtetin dhe qytetarët dhe nuk duhet të jenë justifikim për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve me 17 tetor. Çdo gjë tjetër do të ishte antikushtetuese dhe mund të rrezikonte të gjithë procesin zgjedhor si të paligjshëm dhe zgjatjen e paligjshme të mandatit të kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë. VMRO-DPMNE pret që të gjitha partitë politike të respektojnë afatin kushtetues dhe ligjor, i cili është 17 tetori, raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni” – deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev propozoi që më 31 tetor të mbahen zgjedhjet lokale, me qëllim që fushata të mos përputhet me procesin e regjistrimit.

Të gjitha partitë politike duhet të sqarohen rreth propozimit dhe nëse ajo pranohet do të jetë pjesë e Kodit Zgjedhorë, shtoi Zaev.

Ai tha se po kërkohet edhe zgjidhje ligjore me të cilën kryetarët e komunave dhe këshilltarët, funksionin e tyre ta kryejnë deri në zgjedhjen e përbërjes tjetër.

Marketing