Zgjedhjet lokale/ VMRO-DPMNE: Të gatshëm për koalicion me ASH-AAA

VMRO-DPMNE është shprehur e gatshme për koalicion me koalicionin e opozitës shqiptare ASH-Alternativa. Madje nga VMRO thonë se kanë vërejtur disponim edhe te opozita shqiptare.

Marketing

“Te ne ekziston disponim për bisedime me Aleancën dhe Alternativën për bashkëpunim, koalicion para rrethit të parë dhe gjithashtu edhe bashkëpunim, koalicion mes dy rretheve zgjedhore. Kemi sinjale nga këto dy parti se ky disponim ekziston edhe te ata dhe në bazë të programeve dhe kandidatëve të mirë në më shumë komuna do të mund të harmonizojmë këto bashkëpunime të ardhshme. Nuk kam datë konkrete kur do të ndodh ndonjë takim i tillë por komunikimi është i rregullt edhe në nivel të Kuvendit edhe jashtë Kuvendit.”,- u shpreh Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.