Zgjedhjet/MOST mbykqyr procesin me 900 vëzhgues

Me afro 900 vëzhgues Asociacioni qytetar MOST, do të mbykqyrë zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Siç njoftoi kryetari i “MOST”, Darko Aleksov, vëzhguesit do të jenë statikë dhe do ta ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Do të sistemohen edhe 55 ekipe mobile me nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë ndërsa do t’i mbulojnë vendvotimet të cilat nuk janë mbuluar me vëzhgimin statik.
“Asociacioni qytetarë “MOST” do ti ndjekë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me rreth 900 vëzhgues në 696 vendvotime të zgjedhura sipas ekzemplarit rastësor dhe reprezentativ. Do të sistemohen edhe po aq vëzhgues me çka do të mbulohen 20% e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në territorin e të gjithë shtetit. Vëzhguesit e MOST do të jenë statikë dhe do ta ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Do të sistemohen edhe 55 ekipe mobile me nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë ndërsa do t’i mbulojnë vendvotimet të cilat nuk janë mbuluar me vëzhgimin statik. Shtesë 80 KKZ do të mbulohen me vëzhgues si edhe një vëzhgues në KSHZ-ë.”, tha kryetari i “MOST”, Darko Aleksov.
Aleksov gjithashtu tha se me numër të vogël vëzhguesish do ta ndjekin edhe votimin e personave të cilët janë në vetizolim dhe të sëmurëve sipas mundësive të tyre.  Gjatë ditës së zgjedhjeve në linjën telefonike falas 080 080 080 qytetarët mund të paraqesin parregullsi ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor. Duke e pasur parasysh pandeminë Covid, 19 Aleksov bëri thirrje për respektimin e masave për mbrojtje dhe u bëri apel qytetarëve të dalin në votim dhe ta përmbushin obligimin qytetar duke e pasur parasysh se institucionet i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që votimi të zbatohet në mënyrë të sigurt.