Zgjedhjet mund të zvarrisin lëndët e ish-speciales

A thua dalja nga kriza politike me zgjedhjet e parakohshme në pranverë, do të jetë një hyrje në një krizë të re në gjykatat, veçanërisht për rastet aktuale të PSP-së, që kanë kaluar në prokurorinë e rregullt? Prokurorët të cilët ishin caktuar nga Prokurori i Shtetit, Ljubomir Jovevski për t’i përfaqësuar të njëjtat raste, tashmë janë përballur me një fillim të ri në gjykime. Zakonisht arsyeja ishte 90 ditë të kaluara nga seanca në seancë. Ndër lëndët e rifilluara janë “Tortura”, “Total”, “Shuplakat në Qendër” dhe disa të tjera. Ish kreu i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, beson se vendimet politike nuk duhet të ndikojnë në asnjë mënyrë mbi gjykatësit.

Marketing

Unë mendoj se edhe gjatë kësaj periudhe deri në zgjedhje, rastet që i janë dhënë për përpunim dhe veçanërisht këto raste me rëndësi publike dhe krimin e lartë, do të gjejnë forcë ti mbarojnë ashtu si duhet. Çdo vonesë tjetër jo vetëm që do t’i hedhë ata në humnerë, se janë të varur politikisht, por gjithashtu do të sjellë debat për përgjegjësinë e tyre. Unë do të theksoja këtu se Këshilli Gjyqësor dhe kryetarët e gjykatave janë të detyruar të diskutojnë punën e gjyqtarëve një herë në muaj dhe të shohin efektivitetin e tyre- deklaroi Dane Iliev, Ish kryetar i Gjykatës Supreme.

Gjysmë viti para zgjedhjeve të parakohshme të dakorduara, Iliev thekson se mund të ketë zvarritje të lëndëve të PSP-së.

Ata me siguri do të provojnë. Zgjedhjet nuk janë të rëndësishme. Ata e bëjnë, edhe mbrojtja e tyre edhe kur nuk ka zgjedhje. Këtu është roli i gjykatës. Gjykata nuk duhet të lejojë abuzimin me të drejtat e parashikuara nga Ligji për procedura penale. Ka instrumente, ka dënime, ka arrestime, ka paraburgime dhe e gjithë kjo të jetë para gjykatësit dhe të mos lejojë, që palët të manipulojnë me atë dhe ta shtyjnë gjykimin- shtoi Dane Iliev, Ish kryetar Gjykatës Supreme.ë

Ngecje në lëndët e PSP-së, ka shkaktuar më parë rasti “Reket”, ku e akuzuara e dytë është ish-shefja e Speciales Katica Janeva. Përveç kësaj, në dinamikën ndikoi edhe marrja përsipër e lëndëve të PSP-së nga Prokuroria e rregullt. Mbrojtja reagoi, se të njëjtët prokurorë të PSP-së, nuk mund ti përfaqësojnë rastet edhe pse ata kishin autorizimin e prokurorit të shtetit, duke sqaruar se akoma në fuqi është ligji i PSP-së.

Marketing