Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë kanë dalë 53.26 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.Kreu i KQZ-së Branko Petriq tha se ende nuk ka rezultate të plotë nga dalja për Bijelinë dhe Banovica, dhe disa komuna më të vogla.

Përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes përfundimtare duhet të jetë më e lartë nga një deri në dy për qind”, tha ai.
Vendet e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi të dhënat e para në një konferencë shtypi në orën 21:00.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet e sotme u regjistrua në komunitete më të vogla, dhe në disa vende pjesëmarrja ishte afër 60 për qind. Rezultatet preliminare do të bëhen të ditura sonte më vonë, transmetojnë mediat boshnjake

Artikulli paraprakTë hënën nis shitja e biletave për ndeshjen Kosova-Malta
Artikulli tjetërRita Ora thyen rekordin 30 vjeçar në Britani