Zgjedhjet, nesër nis shqyrtimi i listës zgjedhore

Të mërkurën fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore i cili do të zgjasë deri më 11 mars. Lista Zgjedhore për momentin numëron 1 milion e 817 mijë e 028 votues. Periudha që vjen do të mund të shfrytëzohet edhe nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit, për t’u paraqitur për të votuar në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Nga nesër po ashtu, personat të cilët duan të mbledhin nënshkrime për listë kandidatësh të pavarur për deputetë do të mund të mbledhin nënshkrime edhe në zyra noteriale.

Marketing

Tani në listën zgjedhore do të gjenden të gjithë qytetarët të cilët në ditën e zgjedhjeve, më 12 prill do të kenë 18 vjet dhe që do t’i plotësojnë kushtet tjera, që kanë nënshtetësi dhe vendbanim të përhershëm. MPB-ja do t’i dorëzojë te ne edhe ato lista. Apeloj tek të gjithë qytetarët që duan të votojnë në ditën e zgjedhjeve ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të kontrolluar të dhënat në listën zgjedhore. Po ashtu apeloj edhe deri tek një grup më i madh i qytetarëve të cilët në MPB tashmë i kanë përfunduar procedurat juridike për pajisje me dokumente të reja personale dhe nuk i kanë marrë ato, t’i marrin. Numri është serioz, mbi 38 mijë qytetarë, dhe për këtë arsye nuk do të mund të votojnë nëse nuk i marrin”-tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Marketing