Zgjedhjet, paralajmërohet votim elektronik edhe në Maqedoni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) është në fazën përgatitore që edhe në Maqedoni të aplikohet votimi duke përdorur teknologjin moderne elektronike, e cila sipas kreut të KSHZ, Oliver Derkovski pritet që të zhdukë përgjithmonë pikat e diskutueshme dhe problemet me Listën e votuesve, njofton Koha.mk

Marketing

“Me nismën tonë dhe në bashkëpunim me partnerët nga bashkësia ndërkombëtare, më 17 të këtij muaji do të mbajmë një tryezë të rrumbullakët, në të cilën do të theksohet përfitimet nga mundësia e përdorimit të teknologjisë moderne gjatë zgjedhjeve. Ne në këtë mënyrë, me anë të njohurive dhe informacioneve të ekspertëve ndërkombëtarë do të përpiqemi për të zbatuar nismën që flitet për disa vjet, sipas të cilës mund të futen risi gjatë votimit.

Sipas kësaj iniciative, nëpërmjet përdorimit të shtypit elektronike ose shenjave të gishtërinjve, më sigurt dhe më saktë do zbatohet votimi në vend, ndërsa me këtë teknologji dhe teknikë moderne do të mënjanohen të gjitha dobësitë e procesit zgjedhor çka kanë ndodhur deri më tani”, ka theksuar Derkoski.

Nga KSHZ paralajmërojnë angazhim intensiv për këtë çështje pasi që më 2 shkurt shpallen zgjedhjet presidenciale, të cilët do të mbahen në muajin maj të këtij viti.

Marketing