Zgjedhjet parlamentare, Spasovski:Vendimi në takimin e liderëve

Kalkulimeve për mbajtjen e zgjedhjeve pritet tu japë fund takimi i liderëve që do të mbahet më 12 maj. Kështu beson kryeministri teknik Oliver Spasovski sipas të cilit vendimi që do të marrin liderët në takim para së gjithash duhet të bazohet në interesat e shtetit dhe të qytetarëve, e detirminuar nga zhvillimi i krizës shëndetësore duke i lënë mënjanë të gjitha interesat politike.

Marketing

“Zgjedhje do të ketë vetëm çështja është se kur dhe këtë do ta vendosim në takimin e liderëve më 12 maj. Shpresoj se takimi i liderëve do të merr vendim që para se gjithash bazohet në interesat e shtetit dhe të qytetarëve duke i lënë mënjanë të gjitha interesat politike për shkak se koha e pandemisë dhe krizës shëndetësore dhe e gjithë asaj që po ndodh në shtet kërkon përgjegjësi të lartë politike. Pres që në takimin e liderëve do të arrihet marrëveshje sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve kur kjo është edhe e mundshme në bazë të të gjitha aktiviteteve ligjore”, u shpreh kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Për shkak të paralajmërimeve se nga shtatori mund të pritet një vale e re e përhapjes së virusit vendit i nevojiten sa më shpejt që është e mundur t’i mbajë zgjedhjet në mënyrë që të kemi institucione funksionale thotë Spasovski

“Paralajmërimet se ka mundësi që të kthehet kjo krizë edhe një herë në shtator, mendoj se është e nevojshme që të mbahen sa më shpejtë që është e mundur zgjedhjet, duke pasur parasysh se shtetit i nevojiten institucione funksionale të cilat do të mund të miratojnë vendime për të gjitha çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve”, theksoi Spasovski.

Spasovski pret që masat të japin rezultate edhe më të mira me çka do të krijohen kushtet që të mbahen zgjedhjet parlamentare, megjithatë do të jetë vendim i analizave të ekspertëve .

Marketing