Zgjedhjet/ PDSH premton më shumë investime për Bogovinën

 

PDSH ka vazhduar takimet elektorale në komunën e Bogovinës. Kreu i partisë Menduh Thaci dhe kandidati për deputet Zemri Asani premtuan më shumë investime për këtë zonë.
“Vota pro PDSH-së, do të mundësojë mbrojtje të të gjitha investimeve kapitale, që janë financuar e ndërtuar me mjete vetanake nga ana e qytetarëve të Bogovoinës dhe ndihma pa rezervë e  mërgimtarëve tanë. Premtojmë rregullim të infrastrukturës në venbanimet e Bogovinës, rregullimin e ujsjellësit dhe kanalizimit, subvencione për bujqit shqiptarë.”, tha Zemri Asani, kandidat për deputet nj.z.6, PDSH.
“Nëpërmjet buxhetit të shtetit ne do të mundim pandeminë dhe do të riparpjmë plagët e idares së popullit tonë. Unë do të sjell investime, pa marrë parasysh se në komuna të caktuara, janë drejtues të partive të tjera. Vetëm një herë në muaj do të ketë jnë kontroll me jë pyetje, a janë investuar si duhet paratë. Kemi një qëllim të përbashkët të gjithë, të dalim prej kësaj krize dhe të ecim përpara.”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Marketing