Zgjedhjet presidenciale, fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se prej mbrëmë ka filluar shqyrtimi publik i të dhënave në Listën zgjedhore, i cili do të zgjasë deri më 14 mars 2019. Shqyrtimin publik i Listës së votuesve do të implementohet në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor, nga ora 08:30 deri në ora 19:00, ndërsa zyrat do të jenë të hapura edhe gjatë ditëve të fundjavës dhe festave shtetërore.

Marketing

Më 14 mars 2019 shqyrtimi publik do të zgjasë deri në mesnatë. Lista zgjedhore vendoset në shqyrtim publik në bazë të gjendjes së të dhënave të qytetarëve, si vijon:

qytetarë me moshën 18 vjeçare me letërnjoftim të vlefshëm ose pasaportë në ditën e zgjedhjeve (21 prill 2019),

persona të vdekur 30 ditë para ditës së shpalljes të zgjedhjeve (08 janar 2019) dhe

të dhëna të tjera nga Lista zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve (21 prill 2019).

KSHZ fton të gjithë qytetarët e interesuar, të cilit duan të kryejnë shqyrtimin e të dhënave personale në listën Zgjedhore, atë ta kryejnë:

në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor www.sec.mk;

në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Qytetarët të cilët do të vërejnë parregullsi ose gabime në listë, mund të paraqesin kërkesa për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore vetëm në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Marketing