Zgjedhjet presidenciale, Komisioni Antikorrupsion rikujton kundër përdorimit të fondeve publike

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka rikutujtuar sot se pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale është ndaluar të ndërtohet me fonde buxhetore publike. Sipas ligjit, nuk është e lejuar që të ndërtohet, të kryhen pagesa shtesë, punësime dhe lëshime nga puna.

Marketing

 

E ndaluar është edhe nisja e procedurës për punësimin e personave të rinj apo lëshim nga puna nga institucionet shtetërore dhe është ndaluar përurimet apo lëshimin në përdorim të ndërtimeve të reja.

Në pjesën e ndërtimit të projekteve infrastrukturore, potencohet se, përveç në për këtë qëllim më parë janë siguruar mjete nga buxheti, nuk mund të fillohet me ndërtimin me fonde publike ose fonde buxhetore apo me mjete të ndërmarrjeve publike apo persona tjerë juridik që kanë në dispozicion kapital shtetëror në objekte të siç janë: rrugët, ujësjellës, kanalizim, salla sportive apo objekte tjera shkollore.