Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, komiku Zelenskij fiton me mbi 70%

Komiku Volodimir Zelenskij në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë arriti sot të fitojë kundër presidentit aktual Poroshenko me mbi 70 për qind të votave. Komiku arriti të transformojë një ëndërr në realitet duke pasur përballë një president me eksperiencë dhe mbështetje të gjerë nga ndërkombëtarët.

Marketing

Vetë presidenti Poroshenko e ka pranuar humbjen duke e uruar kundërshtarin e tij. Tani mbetet për të parës se si do të udhëheq komiku i famshëm Volodimir Zelenskij, duke marrë parasysh trysninë e vazhdueshme të Rusisë dhe konfliktit me të prej gati një dekade në rajonet lindore të Ukrainës pas aneksimit të Krimes nga ana e Rusisë.

Marketing