Zgjedhjet presidenciale, partitë fillojnë përgatitjet

Konsensual duhet të jetë kandidati i LSDM-së dhe partnerëve të saj të koalicionit, kështu dëshiron lideri i kësaj partie, Zoran Zaev. Sipas njoftimeve, ka gjasa që ata të dalin me një kandidat të përbashkët. Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrovi, Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski, Imer Selmani, Denko Maleski dhe të tjerë një periudhë më të gjatë përmenden si emra për të cilët do të kërkohet një konsensus. Zaev nuk pranoi të komentojë mbi vendimet personale dhe tha se nuk ka pasur bisedime deri më tani, sepse ndryshimet kushtetuese janë më me prioritet. Shpreson se për kandidat do ta zgjedhin, siç tha ai, më të mirin ose më të mirën.

Marketing

Unë jam i kënaqur që ka kandidatë, super, tani le të shohim se cilin nga kandidatët e duan qytetarët. Do të doja të kishim një kandidat konsensual të gjithë. Kjo do të thotë se do të kemi një njeri të tillë, që do të jetë babai i kombit dhe presidenti i shtetit, pas të cilit do të qëndrojmë të gjithë. BDI është njëri partner i koalicionit, dhe ne kemi më shumë partnerë. Por për ne më të rëndësishëm janë qytetarët “- tha Zoran Zaev – kryetar i LSDM-së dhe Kryeministër.

Nga BDI thonë se Ahmeti dhe Zaev kanë diskutuar tashmë mbi temën e një kandidati konsensual, por pa emra konkret. Pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës, ajo do të jetë tema qendrore e debatit mes partnerëve të koalicionit qeveritar.

Kandidatin të cilin do e pranojnë jo vetëm partitë politike, por edhe qytetarët dhe organizatat qytetare, që të mos na ndodhë Ivanovi i dytë”- Xhevat Ademi nga BDI.

VMRO-ja opozitare sot shpalli thirrje publike për zgjedhjen e kandidatit për president. Në opinion tashmë po qarkullojnë spekulime rreth favoritëve të opozitës. Flitet se si kandidatë mund të paraqiten lideri i partisë Hristijan Mickovski, pastaj Trajko Slavevski, Antonio Miloshoski, Tanja Karakamisheva, Vllatko Gjorçev dhe të tjerë.

Sipas vendimit të Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së në konventë do të marrin pjesë dhe do të vendosin 550 delegatë, parimi për zgjedhje është votim i fshehtë, ndërsa për kandidat të zgjedhur të VMRO-DPMNE-së për president të Republikës së Maqedonisë konsiderohet kandidati që ka marrë më shumë vota se gjithë kandidatët tjerë”- pohoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nuk përjashtohet mundësia që Besa e Kasamit dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës të dalin me kandidat të përbashkët. Këtë vendim do e marrin organet partiake, thonë nga partitë opozitare shqiptare. Zgjedhjet presidenciale do duhet të shpallen në fillim të muajit shkurt. Këtë pranverë i skadon mandati presidentit aktual Gjorgje Ivanov.

Alsat

Marketing