Zgjedhjet/ Presidenti Trump votoi sot

Presidenti amerikan Donald Trump ka votuar të shtunën nga shtëpia e tij në Florida duke ju bashkuar kështu 54 milionë amerikanëve që tashmë kanë votuar paraprakisht, ndërkohë që  zgjedhjet do të mbahen më 3 Nëntor.

Marketing

“Unë votova për një djalë që quhet Trump”, ka thënë ai për mediat pas votimit.

Ndërkohë, rivali demokrat Joe Biden ka vijuar fushatën e tij të shtunën në shtetin e Pensilvanisë, nga ku foli për një dimër të errët lidhur me koronavirusin, për përballjen e të cilit administrata Trump sipas tij nuk ka bërë një punë të mirë.