Zgjedhjet, Zaev: Para fillimit të verës, kemi shumë fakte

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev edhe njëher ka bërrë thirrje partive politike që të gjendet koncenzus për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, sepse vendi është në pikën kritike, edhe atë në disa segmente.

Marketing

Sipas tij zgjedhjet janë zgjidhje, dhe jo problem, dhe se sipas tij argument të mjaftueshme për të shkuar vendi në zgjedhje janë gjendja me pandemin, parlamenti i shkarkuar, ringjallja e ekonomisë, dhe fluksi i ri i pandemisë.

Sipas tij vendi ka mbetë pa institucione, prandaj zgjedhjet sa më shpejt që të mbahen, aq më shpejt vendi do të vendoset në binarët e normalitetit, por nëse këto zgjedhje nuk i dëshironë VMRO-DPMNE-ja, atëher zgjedhjet mund të mbahen edhe pa to, ka porositi lideri I Social Demokratëve Zoran Zaev.

“Konstatuam se është koha e fundit, dhe shumë e nevojshme që të gjendet zgjidhje për zgjedhjet, dhe të njëjtat të mbahen para fillimit të verës edhe atë përshkak shëndetit të qytetarëve. Zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e parë të mundur sipas ligjeve, dhe ecurisë së pandemisë. Se do të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, do ti kemi dëshmitarë edhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it. Ne duam zgjedhje, ku do të marrë pjesë edhe opozita, dhe jemi në të gatshëm që opozitës ti mundësojmë ti marrë përgjegjësit, por nëse VMRO-DPMNE vendos ta frenon procesin e zgjedhjeve, ne jemi të detyruar që ti respektojmë afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve”, u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Marketing