Zgjerohen kapacitetet për pacientët Kovid, nesër nis punën Qendra Covid në Klinikën për Sëmundjet e Syve

Për momentin, në klinikat e brendshme ka rreth 20 vende të lira për pacientët Covid. Nesër do të fillojë me punë edhe qendra Kovid e Klinikës së Sëmundjeve të Syrit, e cila ka kapacitet për 33 pacientë.
Për të diskutuar pikërisht për situatën aktuale me mbushjen e qendrave covid, gjendjen e pacientëve që trajtohen atje, disponueshmërinë e personelit mjekësor dhe mundësitë dhe nevojën për të zgjeruar kapacitetet, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, zhvilloi një takim mëngjesin e sotëm me drejtorët e klinikave të brendshme.
“Situata është serioze dhe ne po përballemi me një valë të fortë të virusit dhe një fluks të madh të pacientëve. Qëllimi ynë nuk është të lëmë asnjë pacient pa kujdes mjekësor dhe në të njëjtën kohë të mos zvogëlojmë programin e rregullt të klinikave për pacientët akutë dhe kronikë që kanë nevojë për shërim spitalor”, tha Filipce.
Takimi u mbajt pasi një ditë më parë ministri deklaroi se edhe përkundër faktit që kapaciteti bartës i virusit është ulur ndjeshëm dhe masat po japin rezultate, virusi mbetet I paparashikueshëm dhe situate klinike e pacientëve vazhdon të përkeqësohet papritmas, që do të thotë se ka ende numër i madh i pacientëve që kanë nevojë të hospitalizohen e kjo automatikisht shkakton presion i madh ndaj sistemit shëndetësor duke stërmbushur kapacitetet në një kohë kur spitalet përballen me mungesën e kuadrit mjekësor.