Zgjidhet statusi i 100 personave, ish ushtarët profesionistë punësohen në burgje

Është arritur të zgjidhet statusi i punësimit për rreth 100 ushtarë profesionistë të moshës nga 45 vjeç e që nuk munden më të punojnë në ARM për shkak të moshës. Prej së premtes, ata do të kalojnë si të punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, më saktë, në institucionet ndëshkuese-përmirësuese në vend.

Marketing

“Ushtarët nuk duhet të shqetësohen më për angazhimin e tyre të mëtejshëm. Fitojnë punë dinjitoze, e cila do t’u mundësojë të ardhura të njëjta, madje edhe më të mëdha financiare, si dhe kushte adekuate për detyrat reja të punës”,- tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq.

“Të punësuarve të rinj do t’u dalim në ndihmë dhe do të sistemohen sipas vendbanimit, gjegjësisht do të vendosen atje ku kanë më afër shtëpi ndëshkuese-përmirësuese”,- tha drejtori i Drejtorisë për përmbarimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq.

Për të punuar në policinë e burgjeve, këta ushtarë nuk do të kenë nevojë për rikualifikime shtesë, sepse janë mjaftueshëm të trajnuar për t’u përballur me detyrat e reja. Ministria e Mbrojtjes ka marrë paraprakisht pëlqimin edhe të sindikatave edhe të vetë këtyre ushtarëve për punësimet e reja.

Marketing