Zhaku:Gati pika kufitare Bellanoc – Staniçiq (FOTO)

Po paralajmërohet se është gati hapja e pikës kufitare Bellanoc – Stançiq, por akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo. Ditëve të fundit janë shtuar paralajmërimet e zyrtarëve shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë, por edhe nga autoritetet komunale të Likovës. Megjithatë nuk ka datë zyrtare të kësaj pike që lidh Maqedoninë e Veriut gjegjësisht rajonin e Kumanovës me Kosovën në pjesën e Gjilanit.

Së fundi Memet Zhaku nga kabineti i zv/kryeministrit Bujar Osmani ka njoftuar se pika kufitare Bellanoc – Staniçiq do lëshohet në përdorim brenda një harku kohor të shkurtër. Zhaku ka shkruar se tashmë kjo pikë kufitare është gati. Bellanoc – Staniçiq do lidh Maqedoninë dhe Kosovën, ndërkohë do i jap një inpakt të ri raporteve ndërmjet Likovës dhe Gjilanit, duke shkurtuar rrugën për komunikimin e banorëve të kësaj ane për më shumë se 60 km.

evn