Të punësuarit në “Sekjurikom” do ta marrin pagën për korrikun dhe gushtin. Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot njoftoi se deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup kanë dorëzuar pajtueshmëri për zhbllokim të llogarisë së kompanisë.

Për “Sekjurikom”-in është sjellë Vendim për ndërprerje të përkohshme të realizimit të transaksioneve financiare dhe zhbllokim të përkohshëm të llogarive të pronarit Volfgang Gamper dhe ish-drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe përbashkëta i Qeverisë, Vase Donevski për të cilët është dorëzuar akuzë për krim të rëndë mbi 10 milionë euro përmes tenderëve për mirëmbajtje të hapësirave të Qeverisë, si dhe katër persona juridik.

“Duke e ndjekur gjendjen e të punësuarve dhe duke u kujdesur për respektimin e të drejtave ligjore të të punësuarve të cilëve disa muaj nuk u janë paguar pagat dhe kontributet për punën e tyre në personin juridik për të cilin pronar është ngritur akuzë, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup dorëzoi pajtueshmëri për zhbllokim të llogarisë së personit juridik”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Zhbllokimi i llogarisë përmes të cilës paguhen pagat dhe kontributet për të punësuarit është deri në shumë me të cilën mbulohet pagesa e tyre për muajin korrik dhe gusht.