undimi për t’u përfshirë në korrupsion është i njjejtë në të gjitha vendet, dallimi është në atë nëse ekzistojnë institucione që e parandalojnë korrupsionin, nëse keni legjislaturë, vullnet politik, apo mjaftueshëm presion për ta parandaluar. Mu këtu qëndron dallimi mes vendeve. Mu këtu qëndron dallimi mes vendeve. Prandaj këtu qëndron dallimi mes vendeve. Prandaj, më së shumti varet nga vullneti politik i elitës në pushtet, të bëhet presion i qartë nga ana e organizatave qytetare apo nga organizata që kryejnë monitorim.

Këtë sot e deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar në konferencën rajonale për gjendjet në furnizimet publike “Mekanizma antikorrupsioni dhe roli i palëve të involvuara”, në organizim të “Ballkan tender uoç”, koalicion i organizatave qytetare nga shtetet e Ballkani perëndimor.

Theksoi se furnizimet publike janë një nga kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim me BE-në edhe kur bëhet fjalë për furnizimet, investimi në projekte publike është me rëndësi kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të çdo shoqërie, nën kushtin që paratë e qytetarëve të investohen në projekte infrastrukturore që u ofrohen atyre.

“Kur të shetiteni në Shkup, do të shihni se ishte rast në vitet e fundit. Kjo ka të bëjë me shkollat, spitalet, apo ndërkaq ndërtimin e digave. Këto projekte janë me buxhete të mëdha dhe që nënkuptojnë plane komplekse për dërgesën e tyre. Por nga ana tjetër, këto projekte, duke e pasur parasysh buxhetin, sigurojnë numër të madh mundësish për korrupsion. Prej këtej, hetimet e PSP-së japin numër të madh shembujsh për atë se si korrupsioni është bërë në suaza të furnizimeve publike, se disa kompanive apo ndërmarrjeve u janë ndarë marrëveshje për shkak të lidhjeve të tyre të afërta me partitë që janë në pushtet, apo se si disa kompani mes vete e kanë kontraktuar konkurrencën, në mënyrë që ta ndajnë ‘kulaçin’”, thotë Zhbogar.

Theksoi se një nga pasojat në korrupsionin e furnizimeve publike është shpenzimi i shtuar për shërbimet dhe humbja e mjeteve publike në interes të individëve, si dhe ulja e cilësisë në shërbime.

Vlerësoi se besimi i pamjaftueshëm i qytetarëve në institucionet si pasojë e korrupsionit, e bllokon zhvillimin e plotë të shoqërive, duke e cekur shembullin me vendin, për atë se si lufta jo e mirë kundër korrupsionit, siç tha, çoi në besim të pamjaftueshëm dhe në krizë politike në vend, që zgjati me vite të tëra.

“Furnizimet publike duhet të ndiqen dhe monitorohen nga organizatat qytetare, dhe mu për atë arsye roli i tyre është mjaft i rëndësishëm. Në atë drejtim KE siguron mbështetje në projekte të ndryshme dhe në të njejtën kohë prezantoi gjashtë sfera prioritare për përmirësim të sistemit për furnizime publike – planifikim adekuat të nevojave dhe hulumtim me kohë të tregut dhe çmimeve dhe qasjes, njerëzit të cilët punojnë në furnizime publike të mos jenë të lidhur me parti politike, furnizimet publike duhet të digjitalizohen në mënyrë që më lehtë të parandalohen keqpërdorimet, proceset të jenë më transparente dhe të jenë lëndë e monitorimit nga institucionet relevante, e gjithashtu edhe ligji t’i mbrojë informatorët të cilët tregojnë për korrupsion në institucione.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski tha se gjatë një viti e gjysmë të kaluar, Ministria ka punuar në zgjidhje të re ligjore që do të korrespondojë me praktikën evropiane dhe do të sigurojë sistem transparent dhe efikas për furnizime publike.

“Prandaj përgatitëm ligj të ri për furnizime publike, dhe gjithashtu zhvilluam debate në të cilat i dëgjuam zërin e organizatave joqeveritare, ndërkaq që një pjesë e propozimeve të tyre u shndërruan në zgjidhje. Kanë ndryshuar shumë gjëra në ligjin e ri, vendosëm vlerë ekonomike më të volitshme si kriter për ndarje të marrëveshjeve dhe në atë mënyrë fituam vlerë më të mirë për mjetet që i investojmë, punojmë edhe në përmirësim të transparencës, kjo do të thotë se institucionet janë të obliguara edhe para se ligji të hyjë në fuqi, të publikojnë më shumë elemente dhe të dhëna që janë të vlefshme për furnizimet publike, në tërësi duhet t’i publikojnë kontratat e kyçura dhe anekse të sistemeve elektronike për furnizime publike, ndërsa më herët opinioni nuk kishte qasje në atë”, theksoi ai.

Theksoi se me ligjin e ri vendosen edhe një sërë rregullash antikorrupsioni, me të cilat do të parandalohet konflikti i interesave gjatë ushtrimit të furnizimeve publike, ndërsa ligji do të kyçë edhe më shumë mundësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në furnizime, t’i mbrojë nënkontraktorët, si dhe të punësuarit të cilët marrin pjesë në marrëveshje.

Në konferencë u distrubuua edhe raporti për furnizime publike “Raporti në hije – Furnizimet publike në Maqedoni: mes të vjetrës dhe të rejës”, përpunuar nga Ballkan tender uoç dhe Qendrës për komunikime qytetare.

Në raport ceket se gjendja me furnizimet publike në Maqedoni në vitin 2018 ende ndodhet mes Ligjit akoma valid “të vjetër” dhe mjaft të kritikuar për furnizime publike dhe ligjit të përpunuar “të ri”, që do të duhej t’i përmirësojë gjërat, por pritet për t’u miratuar në Kuvend.

Në Konferencë marrin pjesë faktorë relevantë nga institucionet shtetërore, sektori privat, mediumet dhe organizatat qytetare nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Konferenca është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja, qëllimi i të cilit është rritja e ndikimit të organizatave qytetare nga Ballkani Perëndimor ndaj politikave dhe praktikave antikorrupsion në furnizimet publike përmes shfrytëzimit të procesit të integrimeve evropiane si agjendë transformuese.