Zhbogar: Çështje e ditëve është kur KE-ja do ta prezantojë kornizën e bisedimeve

 Është çështje e ditëve kur Komisioni Evropian do të propozojë kornizën e bisedimeve që do të jetë një hap para drejt fazës së ardhshme të bisedimeve tona me vendin, deklaroi sonte euroambasadori Samuel Zhbogar.

Marketing

– Po, ne thamë se kornizën e bisedimeve, versionin fillestar të kornizës, Komisioni do ta propozojë në qershor, ne ende jemi në qershor. Besoj se është çështje e ditëve kur Komisioni do të propozojë kornizë të bisedimeve, që do të jetë një hap para drejt fazës së radhës të bisedimeve tona. Po, ende ka bisedime që zhvillohen në minutat e fundit, që nuk do të thotë se kjo ka të bëjë me vendin tuaj. Më shumë bëhet fjalë për implementimin e metodologjisë së re në kornizën e bisedimeve. Ky është elementi i ri, që nuk ekzistonte në bisedimet paraprake, me Serbinë dhe Malin e Zi. Prandaj, është pak më e ndjeshme dhe tani është duke ndodhur një përshtatje e caktuar  e mirë në Bruksel lidhur me këtë çështje. Por, përkundër kësaj, korniza do të jetë e miratuar. Ky është dokumenti që do t’i udhëheqë bisedimet, do t’i përfshijë parimet dhe udhëzimet. Esencën e bisedimeve, si dhe procedurën. Ky është draft, që më pas do të prezantohet para vendeve anëtare, por kjo është gjithsesi dokument i rëndësishëm. Hap i rëndësishëm në rrugën e vendit tonë drejt BE-së, shprehet Zhbogari në intervistën për TV Telma.

Ai bën të ditur se nuk e ka parë dokumentin, për të cilin ende do të bisedojnë vendet anëtare, por është i bindur se nuk do të përmbajë befasi negative për ne kur do ta marrim dokumentin. Draft versioni do t’u prezantohet vendeve anëtare, të cilat më pas do ta finalizojnë dokumentin, ndërsa ky version final do të jetë pozicioni i BE-së për bisedimet.

Eurodiplomati përgjigjet në mënyrë pohuese për atë nëse kërkesat e vendeve anëtare si Bullgaria do të mund të përfshiheshin në kornizën e bisedimeve, por dokumentin final duhet ta kontraktojnë të gjitha vendet anëtare.

Po, ky është draft dokument. Dokumentin final duhet ta kontraktojnë të gjitha vendet anëtare. Të gjitha ato janë të barabarta, të mëdha ose të vogla, të gjitha i kanë të drejtat e njëjta dhe të gjitha duhet të jenë dakord me dokumentin. Pra, po edhe Bullgaria gjithashtu do të duhet të japë pëlqimin e saj në kornizën e bisedimeve. Gjatë bisedimeve me vendet anëtare, për të cilat do të nevojitet kohë, mund të ndodhë që disa prej tyre të kenë propozime ose komente të caktuara. Por, siç thashë, për kornizën duhet të arrihet pëlqimi i të gjithëve, por gjithashtu edhe të gjitha shtesat dhe komentet dhe ndryshimet, duhet të aprovohen nga të gjitha vendet anëtare, është decid Zhbogari.

Për datën kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare, e cila do të thotë fillim të bisedimeve, Zhbogari tha se është vështirë të thuhet, por duke marrë parasysh përvojën e Serbisë dhe Malit të Zi, me të cilat bisedimet zgjatën disa muaj, kjo konferencë, siç shprehet, mund të mbahet në vjeshtë, gjegjësisht në gjysmën e dytë të këtij viti, kur Gjermania do të kryesojë BE-në.

Krahas BE-së, shprehet euroambasadori, edhe vendi duhet të jetë mirë i përgatitur për bisedimet. Përkundër zgjedhjeve që i bëjnë politikanët, ai shprehet, nuk ka arsye pse institucionet të mos fillojnë t’i përgatisin pozicionet e bisedimeve, e pasi të formohet qeveria e re dhe parlamenti i ri, ato të jenë të finalizuara.

– Anëtarësimi në BE është prioritet kombëtar dhe qëllim strategji i vendit tonë. Të gjithë e përmendin si prioritet kryesor, pa dallim se kush do të fitojë në zgjedhjet. Nuk pres që ky prioritet të ndryshojë. Njerëzit të cilët do të bisedojnë duhet të jenë ekspertë. Nuk ju nevojiten politikanë në bisedimet. Ndoshta në krye keni politikan që i kryeson takimet zyrtare, por krahas kësaj ju nevojiten ekspertë të cilët i përgatisin qëndrimet dhe këta nuk duhet të jenë njerëz të kësaj apo asaj partie, por të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, nga vendi për vendin. Prandaj shpresoj se kur do të merrni institucione të reja, ndoshta njëra prej gjërave të para duhet të jetë të bashkoheni rreth këtij qëllimi kombëtar, vlerëson Zhbogar.

Marketing