Zhbogar: Do të jeni më të fuqishëm si pjesë e familjes sonë, mbështetja do të jetë akoma më e madhe

Bashkimi Evropian është bashkësi e vendeve më të mëdha dhe më të vogla, të vogla në raport me ndikimin në botë, por si bashkësi, të gjithë jemi të fuqishëm. Do të jemi më të fuqishmi me juve pranë nesh, ndërsa ju do të jeni më të fuqishëm si pjesë e familjes sonë. Ne si donatorët më të mëdhenj në vend do ju ofrojmë mbështetje akoma më të madhe, ka aq shumë gjëra që duhet të bëhen, me qëllim të përmirësimit të jetëve të qytetarëve.

Marketing

Këtë e porositi ambasadori i bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, mbrëmë në një akademi solemne në Institucionin nacional, qendra për kulturë Kriva Pallankë, me rastin e Ditës së çlirimit të qytetit, u shpall qytetar nderi i këtij qyteti.

Tha se e prezanton BE-në në vendin tonë, por meqë siç tha, është rritur në një vend në të cilin të gjithë kemi një, jep gjithçka nga vetja për ditën kur sërish do të jemi një në kuadër të BE-së.

Zhbogar u falënderua për nderin që të jetë qytetar nderi i Kriva Pallankës dhe theksoi se nga arritja në Shkup para dy vjetëve, motoja e tij është se Maqedonia nuk është vetëm Shkup.

Në akademinë solemne, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, nga Kriva Pallanka, Lupço Nikollovski u dekorua me Mirënjohjen e Njëmbëdhjetë Tetorit për merita të veçanta në afirmimin dhe zhvillimin e vendlindjes.