Zhbogar: Në qershor Maqedonia e Veriut pritet të fillojë negociatat për anëtarësim në BE

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuell Zhbogar vlerëson se Maqedonia e Veriut mund që në qershor të fitojë datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Marketing

“Pres dhe shpresoj që në qershor vendet anëtare do të miratojnë raport pozitiv që të mund Maqedonia e Veriut të filloj bisedime për anëtarësim në BE”, ka thënë ambasadori i BE-së, Samuell Zhbogar gjatë vizitës në Sturmicë.

Ai ka thënë se çështja kryesore për emrin me Greqinë është mbyllur, si dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët.

“Tani është e nevojshme të shohim reformat, të cilat i ndjekim dhe në qershor do të bëhet vlerësim dhe shpresoj se më pas do të fillojnë bisedimet, ngase pikërisht këto bisedim do të sjellin ndryshimet që i dëshirojnë jo vetëm të rinjtë por edhe të gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë ambasadori Zhobgar.

Marketing