Zhbogar pret zgjedhje korrekte

Komisioni Evropian para pak kohësh edhe një herë e përsëriti rekomandimin dhe bindjen e tij se është koha që të hapen negociatat me vendin tuaj, gjegjësisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës së tij të parë në Probishtip.

Marketing

Ai vuri re se tetorin e kaluar vendet anëtare të BE-së kërkuan metodologji të re, gjegjësisht proces të ri të hapjes së negociatave me vendet të cilat kërkojnë të hynë në BE.

“Në atë kontekst Komisioni Evropian përgatiti dokument, i cili tani është në proces të diskutimit mes vendeve anëtare të BE-së. Ne shpresojmë se edhe ai kusht ose parakusht ose ajo pengesë së shpejti do të hiqet me qëllim që të mundemi që vendet anëtare të hapin ose të japin datë për negociata”, tha Zhbogar.

I pyetur se çka duhet të bëjë Republika e Maqedonisë së Veriut që të hyjë në BE”, Zhbogar theksoi se ende ka punë të cilat vendi duhet t’i përmbushë.

“Ka shumë punë të cilat vendi juaj duhet t’i përmbushë dhe pikërisht për këtë shkak ekziston proces i zgjerimit dhe në këtë moment nuk mund të hyni në BE. Së pari do të duhej ekonomia juaj, shoqëria juaj, mjedisi jetësor dhe institucionet shtetërore të gjitha të përgatiten që të hyjnë në BE dhe pikërisht për këtë ekziston proces i negociatave me qëllim që të përgatiteni. Me një fjalë vendi juaj duhet t’i zbatojë standardet e BE-së”, tha Zhbogari.

I pyetur se si e sheh procesin zgjedhor, i cili është para Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zhbogari u përgjigj se pret të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, si edhe deri më tani.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo u shpërnda dhe siç thatë ju tashmë po hymë në periudhë zgjedhjesh. Atë që e pamë të gjithë gjatë zgjedhjeve të kaluara, qofshin ato zgjedhje presidenciale ose parlamentare, në njëfarë mënyre i rrit pritshmëritë shumë lartë. Sepse të gjitha ato ishin zbatuar në mënyrë perfekte, të përkryer, ne si Bashkim Evropian nuk presim asgjë më pak, e as më ulët se ato pritshmëri, gjegjësisht nga mënyra siç ishin zbatuar zgjedhjet e kaluara. Ne shpresojmë se këto zgjedhje do të jenë të lira, dhe se do të jenë korrekte”, tha Zhbogar.

Ai tha se pret që fushata zgjedhore të përqendrohet në çështjet reale, për të cilat sot edhe ka biseduar me të rinjtë e Probishtipit, që kanë lidhje me arsimin, shëndetësinë, emigrimin, ndërsa çështjet politike të dominojnë më pak.

“Kështu që ne si BE shpresojmë se retorika e ashpër ndërmjet partive politike do të ulet dhe se politikanët do të munden përfundimisht të përqendrohen në çështje ose rezultate reale që të mund të ofrojnë për qytetarët e tyre”, tha Zhbogari.

Marketing