Zhbogar: Rasti “Reket” dëshmon se Prokuroria po lufton kundër korrupsionit

Po përpiqem ta shoh rastin “Reket” nga aspekti pozitiv dhe konsideroj se ai tregon se Prokuroria publike po lufton kundër korrupsionit, deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

Marketing

Ambasadori Zhbogar theksoi se është e dukshme se në vend po vendoset praktika gjyqësore për luftë kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe në atë kuptim shprehi mbështetje për Prokurorinë publike me qëllim që të jetë më e angazhuar dhe të punojë në raste të këtilla.

Në konferencën për shtyp në Komunën Novaci, Zhbogar sqaroi se din për shumë spekulime lidhur me dorëheqjen e Janevës.

Megjithatë, sipas tij, është fakt se PSP ishte shumë e dobishme dhe e rëndësishme në punën e vet dhe rastet që i ngriti, atje është e koncentruar ekspertizë e madhe dhe njohuri dhe konsideroj se ajo njohuri duhet të shfrytëzohet edhe më tej.

Marketing