“Më e rëndësishme është qytetarët të jenë të kënaqur, pasi reformat janë që ata të jetojnë më mirë. Ata do të tregojnë se sa është është bërë mirë. Mendoj se deri tani është bërë progres, presim më shumë në të ardhmen”.

Këtë e tha sot ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, në tribunën e mbrëmshme në Kriva Pallankë

Ai theksoi se seanca për ndryshimet kushtetuese kaloi mirë dhe pa elektrizime dhe mosdurime. Zhbogar shtoi se është bërë hap i madh edhe në fushën e sigurisë, me propozimin për reforma në DSK.

Sipas tij, një nga pengesat më të mëdha për pushtetin në të ardhmen do të jetë të punojë që qytetarët të ndjehen të barabartë dhe se nuk janë nën ndikim të politikës.