Zhbogar: Sa më shpejt të gjendet zgjidhje për PSP-në

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut Samuel Zhbogar i inkurajon partitë në Parlament që të gjejnë një zgjidhje për Prokurorinë Speciale që të vazhdojë me punë. Ambasadori shpreh bindjen se PSP-ja është një prej institucioneve kyçe që i vë në lëvizje reformat e gjyqësorit në përgjithësi, që janë parakusht për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Marketing

“Në qershorin e kaluar, kur ministrat hartuan rrugën drejt nisjen së negociatave, vendosën kush që të ketë një kontinuitet reformash në gjyqësor. PSP-ja po ofron një kontinuitet të tillë reformash. Për neve shtetet anëtare është me rëndësi që ky institucion të vazhdojë të funksionojë dhe ofrojë kontinuitet në reformat gjyqësore. Shpresojmë që të gjithë partitë në Parlament së bashku do të gjejnë mënyrë për ti mundësuar PSP-së që të vazhdojë me punë”, deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

Ambasadoi i BE-së Zhbogar ka shumë shpresa se në qershor, shteti do të marrë datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

” Të gjithë tani jemi të fokusuar në takimin e këshillit të BE-së në muajin qershor, me shpresën se shtetet anëtare të BE-së do të miratojnë vendimin për nisjen e negociatave paraqasëse me Maqedoninë e Veriut. Shteti ka ndryshuar shumë. Tani shtetet fqinje të gjitha i ka mike. Nga një shtet me trazira, u shndërrua në shtet ku funksionion demokracia, Parlamenti, dhe ku opozita angazhohet në ligjet reformuese. sigurisht se deri në qershor ka ende disa gjëra që mund të bëhen, në mënyrë që procesi i reformave të ketë vazhdimësi. E pres qershorin me shumë shpresë”, deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

Sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pohimeve se do të kërcënohej siguria e Evropës, dekani fakultetit të sigurisë Nikolla Dujovski thotë se me Maqedoninë e Veriut si anëtare e NATO-së, do stabilizohet i gjithë rajoni.

“Zgjerimi i NATO-së me kyçjen edhe të Maqedonisë si anëtare, aspak nuk do të thotë shtim i rrezikut ndaj sigurisë. Përkundrazi, do të rritet niveli i sigurisë dhe stabilitetit të rajon. Me antarësimin tonë në NATO do të rrumbullaksohet një proces i gjatë i cili do të mundësojë edhe shteteve anëtare por edhe të gjithëve në rajon që të fokusohen në çështje të tjera”, deklaroi Nikolla Dujovski, Dekan i fakultetit të sigurisë.

Ambasadori dhe Dekani i Fakulteti të Sigurisë mbajtën ligjëratë para studentëve të fakultetit për tua treguar rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, në mënyrë që tua qartësojnë përfitimet e Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi, si në aspekt ekonomik ashtu edhe në aspekt politik e të sigurisë.

Marketing