Zhbogar: Vendi e përfundoi detyrën e saj, radhën e kanë vendet-anëtare

Maqedonia e Veriut e përfundoi detyrën e saj dhe tani e kanë radhën vendet anëtare, por mendoj se yjet po rregullohen dhe shpresojmë përfundimisht të shohim vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim, deklaroi ambasadori Samuel Zhbogar.

Marketing

“Vendi juaj e përfundoi detyrën e saj, duke zbatuar të gjitha reformat, përfshirë edhe miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, kështu që tani e kanë radhët vendet anëtare. Gjithçka është në tavolinë dhe ato do të duhet të bisedojnë dhe të sjellin vendim. I përmbahem optimizmit të madh sepse asnjëherë nuk dihet nëse ndonjë çështje e re nga ndonjë anë i prish diskutimet… Por, për momentin mendoj se yjet po rregullohen dhe shpresojmë se përfundimisht do të shohim rezultat pozitiv”, theksoi Zhbogari në intervistë për “TV24”.

Sipas tij, të gjitha vendet anëtare të unionit janë të kënaqura nga metodologjia për negociata, dhe për këtë nuk pret probleme të mëdha rreth miratimit të saj deri në Samitin e BE-së më 26 mars, në të cilin do të duhej të bisedohej për sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim me vendin tonë dhe me Shqipërinë.

Zhbogari vlerëson se BE-ja nuk dëshiron që t’i përsëritet përvoja nga Samiti në tetor dhe nuk do të mundet të lejojë edhe një takim në Këshillin Evropian pa vendim për fillimin e negociatave.

Për situatën në sistemin gjyqësor në vendin tonë, Zhbogari vlerëson se problemi në gjyqësor, nuk është në vetë gjyqësorin, por në politikën. “Derisa politika nuk përzihet në gjyqësor, vlerësojmë se institucionet gjyqësore do të mund të funksionojnë si duhet”, theksoi ambasadori evropian.

Sipas tij, Ligji për Prokurorinë Publike është i mirë, nuk i kalon vijat e kuqe dhe është miratuar sipas procedurës.

Kur bëhet fjalë për administratën publike, Zhbogari vlerëson se aty janë bërë reforma të mira, por se ka edhe shumë punë, veçanërisht rreth punësimit.

“Këtu duam ta theksojmë punën e mirë që e ka bërë Komisioni antikorrupsion. Ai theksoi disa raste të nepotizmit dhe të punësimeve përmes lidhjeve. Komisioni duhet të vazhdojë me ndjekjen e rasteve të tilla, ndërsa Qeveria duhet t’i implementojë rekomandimet e tyre”, thotë Zhbogar.
Ai mendon se administrata është e gatshme t’i zbatojë reformat e nevojshme gjatë procesit negociues, por se i duhet motivim.

“Mendoj se më e rëndësishme se realizimi i obligimeve nga ana e administratës, është bashkimi i forcave politike. Mendoj se metodologjia për mënyrën e re të negocimit do të kërkojë më shumë nga shtetet, por do t’u mundësojë edhe të avancohen më shpejtë. Është i nevojshëm bashkim politik që të vijë deri aty. Bashkim i të gjitha forcave politike për reformat dhe për eurointegrimet”, theksoi euroambasadori, duke theksuar se të gjitha forcat politike do të duhet të arrijnë unitete rreth qëllimit të qartë për inkuadrim në BE.

Rreth procesit të ardhshëm zgjedhor, Zhbogar theksoi se tre ciklet paraprake zgjedhore janë vlerësuar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare si demokratike dhe korrekte, që e ka ngritur shkallën e pritjes shumë lartë, ashtu që asgjë më pas se kjo nuk do të jetë e mjaftueshëm mirë.

Ai theksoi se përshtypje e përgjithshme është se në periudhën parazgjedhore, liderët partiakë flasin vetëm për të kaluarën dhe akuzohen mes vete, në vend që të flasin se cilat janë idetë dhe planet e tyre për të ardhmen.

Për ndikimin e vendimit për fillimin e negociatave ndaj zgjedhjeve, Zhbogar thotë se edhe pse nuk ka, por edhe sikur të ketë, ndokush çdoherë do të thitë se kjo ka ndikuar në zgjedhjet dhe në rezultatin.

“Prandaj për BE-në është me rëndësi të sjell vendim jo për Qeverinë ose për ndonjë parti, por për vendin, për qytetarët e vendit të cilët ishin aq të durueshëm kaq gjatë”, theksoi Zhbogar, duke theksuar se vendet anëtare gjatë sjelljes së vendimit nuk do të mendojnë për zgjedhjet, por këtë do ta bëjnë kur do të vijë kohë për këtë, ndërsa Komisioni Evropian beson se tani ka ardhur koha.