Zhduket nga radari aeroplani AF218

Një aeroplan në fluturimin nga Parisi në Mumbai u zhduk nga radari në afërsi të rajonit iranian Isfahan.

Marketing

Flajtradar24, i cili e mbikëqyr qarkullimin ajror, kumtoi se është humbur sinjali me fluturaken.

“Aeroplani AF218 aktualisht nuk është në domenin e Flajtradar24. Ndoshta është jashtë rrjetit ose ka ateruar”, qëndron në kumtesën e Flajtradar24.

Aeroplani ka ateruar nga Franca dhe pastaj ka fluturuar përmes Evropës dhe Azisë perëndimore para se të zhduket mbi pjesën qendrore të Iranit.

Para se të humbet kontakti, piloti ka publikuar “7700” që tregon rrezik të përgjithshëm.