Zhduket pa asnjë gjurme personi S.P. nga Velesi, për herë të fundit u pa në aeroportin e Amsterdamit

Mbrëmë rreth orës 22:00 në Stacionin Policorë në Veles, personi me iniciale D.P. i lindur në vitin 1967 ka njoftuar se më date 03.01.2020 rreth orës 18:00, djali i tij S.P. i lindur në vitin 1997 ka qenë në Holandë në aeroportin e Amsterdamit dhe është dashur që të fluturoj për në Beograd e më pas në Shkup, që të kthehet në shtëpinë e tij në Veles. Por sipas denoncimit të babait të tij, ai nuk ka hipur në avion dhe prej atij momenti i humbet çdo gjurmë dhe është i pakapshëm në celularin e tij. Nga ana e familjes së tij është vënë kontakt edhe me ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Holandë.

Marketing

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Alsat raportoi edhe për tre trupa të pajetë të cilët u gjenden në tre lokacione të ndryshme të vendit. Një në lagjen Maxhari të Shkupit, një tjetër përskaj hekurudhës Veles-Shkup dhe i treti në afërsi të vendkalimit kufitarë “Bogorodica”.