Zheji: Rama hante krudo kur Ramushi luftonte dhe përgjakej

Analisti dhe drejtuesi i emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Artur Zheji sheh një diferencë të thellë në qasjen publike të kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës Haradinaj ndaj njëri-tjetrit.

Marketing

Ndërsa i pari nuk kurseu akuzat publike nga Tirana në mbyllje të Samitit me Vuçiç në drejtim të shefit të qeverisë së Kosovs duke e quajtur gënjeshtar, vetë Haradinaj është treguar më i tërhequr dhe u kujdesshëm. Për Zhejin e gjitha kjo çon ujë në mulli të Serbisë, ndaj dhe i kujton Ramës se ai që sot e quan gënjeshtar luftonte për çlirimin e Kosovës në kohën kur ai si Ministër hante krudo.

“Vlerësimet shkojnë në favor të Ramushit, nuk e shet vëllain publik. Çfarë kemi inat me njëri-tjetrin hajde ti flasim brenda katër mureve. Serbët gëzohen kur shikojnë Ramushin dhe Ramën, Rama që i thotë Ramushit gënjeshtar. Një sekondë, aty ka pasur gazetarë që kanë përkthyer dhe nuk ka gëzim më të madh sesa Ramboja, apo një nga heronjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës të cilësohet nga Rama që atëherë ka qenë Ministër Kulture dhe hante krudo kur Ramboja që i thotë gënjeshtar luftonte.Duhet të mësojmë nga takti, Rama e përdor shqipen më mirë se Ramushi por thelbi i qasjes në publik në këtë rast i Haradinaj ka një diferencë të madhe”, theksoi Zheji.

Marketing