Qenan Ramadani sapo është emëruar ambasador në Zvicër. Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas një takimi me amabsadorin e ri të Maqedonisë në Zvicër.

“Sot, u takova me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë në Zvicër, Qenan Ramadani.

Zvicra është një mik tradicional, një mbështetës i madh dhe donatori më i madh për Republikën e Maqedonisë.

I uroj atij një mandat të suksesshëm Ramadanit, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me Zvicrën, kryesisht në frontin ekonomik” ka shkruar kryeministri Zaev.

Qenan Ramadani ka një përvoje të madhe në fushën diplomatike ai deri tani ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ende nuk dihet nëse Qenan Ramadanin e ka emëruar drejtëpërdrjet kryeministri Zaev, apo e ka sugjeruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pasi Ramadani nuk ka qenë mbështetës i ndonjë partie politike./TS/