Zhelinë, Elezi inspekton nga afër projektet që financohen nga Banka Botërore

Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi dhe kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu kanë inspektuar punimet në Shkollën Fillore “Fan Nolin” në fshatin Pallatic, si dhe punimet e rrugës së Grupçinit. Këto projekte realizohen me mbështetje të Bankës Botërore dhe kapin vlerën e 30 milion denarësh.

Marketing

“Sot e shohim rikonstruimin e Shkollës Fillore “Fan Noli”, i cili kap një vlerë së bashku me rregullimin dhe rikonstruimin e rrugës lokale që lidhet në fshatin Grupçinë dhe Novosellë, në largësi prej 3 kilometra në vlerë prej 31 milion denarësh, ku 21 milion denarë janë nga Ministria e Financave përmes Bankës Botërore dhe kofinancimi nga komuna e Zhelinës mbi 10 milion denarë”,- tha zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi.

“Bisedohet për projekt të fituar nga Banka Botërore, të realizuar përmes Ministrisë së Financave dhe komunës së Zhelinës, si kofinancues. Bisedohet për grandë afër 30 milion denarë që ne si komunë u radhitëm në 6 komunat e para që fituam këtë projekt. Bisedohet për rrugën e fshatit Grupçinë, Novosellë dhe Shkollën “Fan Nolin” në Pallatic”,- tha kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Projektet e lartpërmendura duhet të përfundojnë deri në fund të vitit.

Marketing