Zhelinë, fshati Sallarevë mbrëmë ka qenë pre e ‘piromanëve’

Fshati Sallarevë i komunës së Zhelinës, mbrëmë ka qenë pre e “piromanëve”. Në orët e vona të natës, mbrëmë në territorin e fshatin Sallarevë, është përhapur një zjarr i madh i cili, sipas zjarrfikësve të Tetovës, është shkaktuar nga dora e njeriut.

Marketing

Me të parë zjarrin, banorët e fshatit Sallarevë kanë dalë në terren për ta shuar zjarrin, por ka qenë e pamundur të shuhet i njëjti, pa intervenimin e zjarrfikësve.

Me kërkesë të komunës së Zhelinës, në vendin e ngjarjes shpejt kanë arritur edhe zjarrfikësit e NJTKZ Tetovë, të cilët, kanë intervenuar me dy makina për shuarje të zjarrit dhe disa zjarrfikës.

Diku pas Mesnate, zjarri është lokalizuar në këtë vend nga zjarrfikësit dhe banorët, por nuk është shuar i tëri.

Nga NJTKZ Tetovë, apelojnë popullatën që të kenë kujdes gjatë ndezjes së zjarreve dhe kërkojnë që në rast të pastrimit të fushave duke ndezur zjarr, të njëjtët duhet të qëndrojnë deri në shuarjen e plotë të tij.

Përndryshe, në rajonin e Pollogut, vetëm gjatë natës së mbrëmshme, ka pasur 8 vatra aktive të zjarrit, me theks të veçantë, në pjesën malore të vendit.

Marketing