Zhelinë, skandal i radhës në menaxhimin komunal

Këshilltarët Komunal të BDI-së Dega Zhelinë kanë reaguar lidhur me mbledhjen e sotëm të këshillit komunal ku duhej të miratohej buxheti për vitin 2020.

Marketing

Reagim …
Skandal i radhës në menaxhimin komunal…
Sot dështoi mbledhja e këshillit komunal Zhelinë, mbledhje me rëndësi të veçantë.

Nga shumë pika të rendit të ditës si më e rëndësishme ishte miratimi i BUXHETIT për vitin 2020.

Mbledhja dështoi për teke të kryetarit të këshillit Liridon Useini apo për mos realizim të ,, apetiteve ” të ndokujt.
Ky është veprim skandaloz i menaxhuesve apo thjeshtë thënë punë jo serioze apo fëmishë.

Mos miratohet buxheti komunal dhe të bëhet obstruksion nga mosdija apo nga diçka tjetër është SKANDALOZE apo veprim TURPI…

Ne si këshilltar kemi qenë dhe do jemi në të mirë të qytetarëve tanë dhe reagojmë ashpër ndaj këtyre veprimeve skandaloze te menaxhimit komunal.
Pa përgjegjësi totale…
Së shpejti SOVRANI do të jep verdiktin..
Zoti na ndihmoft…

Marketing