Zhernovski: Presim mbështetjen e SHBA për anëtarësim në NATO

Kënaqësi nga dialogu konstruktiv bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së, i bazuar në miqësinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve, kanë shprehur në takimin e sotëm zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Xhes Bejli.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Zhernovski tha se Qeveriva përqendrohet në angazhimin për stabilitet, paqe dhe prosperitet të rajonit, me perspektivë të qartë në integrimet euro atlantike edhe evropiane.

“Zëvendës ministri Zhernoski theksoi se të arriturat reformatore dhe aktivitetet në kontekstin e procesit të integrimit të Maqedonisë, me theks të përkrahjes më të madhe të ShBA-ve në Samitin e NATO-s në korrik dhe ftesën për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në takimin janë këmbyer mendime edhe për gjendjen politike në Maqedoni dhe rajon, si dhe për sfidat aktuale globale.