Zhgënjejnë Nard Ndoka dhe Vangjel Dule/ Ja kush është aleati më i votuar i Lulzim Bashës

Kreu i partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kryeson listën e më të votuarve mes partive aleate me PD-në në këto zgjedhje.

Idrizi i cili në zgjedhjet e 25 prillit mbante numrin 9 në listën e Tiranës ka marrë 6037 vota. Megjithatë duhet theksuar që kreu i PDIU e kishte thuajse të sigurt mandatin në kryeqytet, ku PD-AN mori deputetë.

Mes kandidatëve më pak të votuar janë Nard Ndoka, i cili renditej i 8-ti në Shkodër ku ka marrë vetëm 228 vota. Po në shifra modeste janë edhe Vangjel Dule dhe Artur Roshi.

Marketing

Kreu i PBDNJ ka marrë 645 vota në kryeqytet megjithatë ai merr mandatin pasi ndodhet në zonën e sigurt, pasi renditet i 9-ti në listë.  Ndërsa, Artur Roshi i Ballit Kombëtar që renditet i 28-ti në listën e kryeqytetit ku ka marrë 306 vota, duke humbur mundësinë për të qenë në Kuvend.

Kandidatët e PD-AN dhe votat 

 Fatmir Mediu        5296

Shpëtim Idrizi       6037

Vangjel Dule         645

Dashamir Shehi    4391

Nard Ndoka         228

Artur Roshi         306

Agron Duka        3206

Marketing