Zhoao Feliks zgjedh skuadrën e Premier Ligës

Do të jetë Mançester Siti, skuadra e ardhshme e talentit portugez Zhoao Feliks, që sezonin e fundit shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me ekipin e Benfikës.

Marketing

Gjithsesi, kampionët e Anglisë arritën të fitojnë konkurrencën e madhe që kishin me Atletiko Madrid dhe Juventusin për të marrë Zhoao Feliksin.

Lajmin e konfirmon “Daily Mirror”, sipas së cilës skuadra e trajnerit Pep Guardiola ka bërë një hap të madh në transferimin e talentit portugez.

Zhoao Feliks do të luajë edhe sezonin e ardhshëm te Benfika, por këtë herë në formë huazimi. Vetëm pas një viti ai do të jetë gati për të luajtur për trajnerin Guardiola.

Marketing