“Zhvatja”, Joveski: Të gjithë do të merren në pyetje

Prokurori Publik Lubomir Joveski thotë se çdokush që ishte i përfshirë në rastin “Zhvatja” do të merret në pyetje . Ai ka thënë se janë duke punuar për të siguruar prova dhe se nuk do të kursejë askënd.

Marketing

“Siç është e njohur, është duke rrjedhë një procedurë hetuese për këtë rast. Veprimet hetuese, Prokurori Publik i merr që të sigurohen provat dhe të vërtetohet e vërteta sipas planit të përgatitur i cili siguron hetim të plotë të rastit. Edhe njëherë e theksoj se prokuroria po vepron në mënyrë joselektive dhe i garantoj opinionit se çdokush që është i përfshirë në vepër konkrete do të merret në pyetje dhe pas përfundimit të hetimit, në përputhshmëri me ligjin do të merret edhe vendimi”, ka thënë Joveski, për Nezavisen.

Marketing