Këshilli i ambasadorëve sot përmes një komunikatë ka shprehur mbështetje për qëndrimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski lidhur me rastin “Zhvatja” ku siç thonë me vëmendje të madhe dhe shqetësim i ndjekin informacionet lidhur me rastin, ku përveç personalitete të estradës dhe gazetareske janë të involvuar edhe anëtarë të PSP-së, emra të njohur të funksionarëve nga institucione të ndryshme dhe anëtarë partiak, transmeton MEDIAL.mk.

“Këshilli i ambasadorëve i jep mbështetje të plotë presidentit të Republikës Stevo Pendarovski për qëndrimet e tij të forta gjatë konferencës së djeshme për media. Presidenti u rreshtua në parimet e shtetit juridik dhe interesave të qytetarëve si dhe kredibilitetin e shtetit drejt agjendës euroatlantike të Maqedonisë…”, thuhet në komunikatë.