Zhvillime të papritura te Milani! Spaleti i thotë “po” ofertës!

Fitorja ndaj Xhenoas nuk e ka shpëtuar stolin e Xhampaolos. Trajneri i Milanit po jeton orët e fundit në krye të skuadrës kuqezi dhe së shpejti pritet të shkarkohet nga detyra. Drejtuesit e klubit kuqezi nuk janë aspak të kënaqur me ecurinë e skuadrës dhe kanë vendosur të bëjnë ndryshimin e radhës.Emri që pritet të marrë në dorë fatet e skuadrës është ai i Luçiano Spaletit. Ish-trajneri i Interit i ka thënë “po” ofertës së Milanit, por më parë po trajton prishjen e kontratës me zikaltërit, të cilët janë të detyruar t’i paguajnë 4.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2021. Spaleti pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare. Gjithsesi, në rast se çdo gjë dështon për çështje shifrash, Milani ka gati planin B, që quhet Rudi Garsia.

Marketing
Marketing