Zhvillime të reja, VV mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë

Lëvizja Vetëvendosje të dielën,( 29.12.2019) do të mbajë mbledhjen e 39 të Këshillit të Përgjithshëm të saj.Nëpërmjet një njoftimi për media, bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në hotelin “Grand”, në kryeqytet.

Marketing

Gjithashtu, theksohet se fjalimin në pjesën e parë të mbledhjes do ta mbajë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pretendent për kryeministër të Kosovës.

Pjesa e parë e mbledhjes do të jetë e hapur për media, ka bërë të ditur partia që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Marketing