Zhvillimi ekonomik, Hoxha: Investimet kusht për biznese produktive

Ekonomia e tregut në shoqërinë përparimtare thotë se bizneset egzistojnë për konsumatorët dhe pa konsumator të kënaqur nuk ka biznese që arrijnë qëllimet e veta.

Marketing

Viti ekonomik i paralajmëruar nga qeveria duket se mbeti nën hijen e zgjidhjes së problemeve politike. Mos realizimi i investimeve kapitale, procedurat e komplikuara për thithje të fondeve për përkrahje të bizneseve dhe mos intervenimet në kohë nga ana e qeverisë, ka reflektuar negativisht dhe në krahun e punës dhe kuadrove profesionale.

Si dështim i këtij viti deri në këto momente llogaritet mos realizimi I projekteve kapitale ku nga 423 milion euro në dispozicion për 7 muaj, janë investuar vetëm 100 mln euro. Nebi Hoxha nga OEMVP kërkon realizim sa më të shpejt të investimeve kapitale me qëllim rritjen e produktivitetit në bizneset vendore. Profesori Bujamin Bela thotë se qeveria me planifikimet është në rregull por jo dhe me realizimin e tyre.

“Ne si biznes jemi të shqetësuar sepse investimet kapitale janë element kyc për një zhvillim konzistent sepse gjitha parametrat janë të lidhura ngushtë me investimet kapitale. gjithashtu investimet kapitale conform bpv në çdo vend në rajon janë në realizim i sipër dhe nga ajo e planifikuara 426 mln do të arrijmë në realizim prej 50 përqind që është një vlerë minore dhe pse jemi n ë stagmin në realizim të investimeve kapitale në rajon dhe nivel botëror dhe mendoj që kjo ndikon negativisht në klimën e biznesit”, tha Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së.

“Duke pasur parasysh se këtë vit nuk ka shkuar mirë ekonomikisht duke pasur parasysh se kanë ndikuar faktor të ndryshëm posaçërisht në sferën politike kemi pasur çështje të pazgjidhura. Mosrealizimi I investimeve kapitale në mënyrë të drejtpërdrejt nuk ka ndikim aq të madh sa në mënyrë indirekte. mos efikasiteti bjen deri tek ngarkesat e mëdha tek ndërmarrjet të cilët kanë ngarkesa në aspekt të shpenzimeve gjë që ndikon dhe në pagat e punëtorëve”, tha Bujamin Bela, profesor universitar.

Mungesa e avancimeve për punëtorët nga ana e punëdhënësit, madje edhe mungesa e ngritjes në karrierë, ndikon në humbjen e ambicies për të punuar, thotë më tej kreu I OEMVP-së Nebi Hoxha I cili shton se deri te humbja e vullnetit dhe entuziazmit për të punuar në radhë të parë vjen nga paga nënçmuese që marrin në çdo sektor.

“Paga minimale është mbijetesë dhe për të mbijetuar fuqia punëtore është e domosdoshme që të ketë pagë që do të plotësojë nevojat elementare të një familje. Rritja e produktivitetit kërkon dhe fuqi punëtore shtesë dhe nëse I shohim gjitha këto paramentra del që sektori privat është I tanguar dhe ka gjasa të rrezikohet me vazhdimin e këtij trendi dhe për të ardhmen do të jemi të detyruar që të importojmë fuqi punëtore nga lindja e largët. Mendoj që me rritjen e produktivitetit zbatimin e teknologjive të reja dhe me uljen e kostove në mund të arrijmë që në një numër të caktuar të punëtorëve ta rrisim produktivitetin dhe me këtë të kemi vlerë më të madhe të fitimit me te cilin mund të arrijmë dhe rritjen e pagës minimale”, tha Hoxha.

“Është e patjetërsueshme që si një strategji afatmesme apo afatgjatë të bëhen intervenime së bashku me sektorin privat dhe me industritë që janë të prekura se këtu duhet pasur parasysh se nëse tentojmë vetëm rritjen e pagave dhe jo njëkohësisht dhe produktivitetin atëherë paraqet problem dhe për bizneset”, tha Bela.

Ngarkesat politike padyshim që kanë pasur reflektim ne ekonomi. Si në rritjen ekonomike ,indikatorët e papunësisë apo dhe rritjen e GDP-së, të gjitha këto kanë shtuar barrën dhe kanë penguar ngritjen e efikasitetit si dhe atë për rritjen e pagave. (MTV)

Marketing