Zhvlerësim drastik i 3-shes së Real Madrid

Sezoni i keq që po përjeton Real Madrid këtë sezon ka bërë vlera e disa prej futbollistëve të Los Blancos të shkojë në kolaps.

Marketing

Sipas një studimi të portalit të profilizuar në vlerësimin ekonomik të futbollistëve “Transfermakt”, rënien më të thkesuar në vlerën e tyre në merkato e kanë pësuar Marcelo, Isco dhe Bale.

Këta të tre janë futbollistët që kanë pësuar zhvlerësimin më të madh. Rënia më spektakolare është ajo e vlerës së brazilianit Marcelo. Ndërkohë që në fund të tetorit vlera e tij llogaritej në 70 milionë, pas injorimit nga ana e Solarit, tashmë ai çmohet vetëm 35 milionë euro.

Më pak spektakolare janë zhvlerësimet e Bale dhe Isco, por gjithsesi mbeten domethënëse. Vlera e uellsianit ka rënë nga 90 milionë në 70 mln, ndërsa ajo e Isco nga 90 në 60 mln.

Nga ana tjetër, në seksionin e ndryshimeve pozitive zë vend braziliani Vinicius Junior. Shpërthimi i brazilianit në epokën e Solarit bëri që vlera e tij të dyfishohej në merkato.

Vetëm në tetorin e kaluar, çmimi i Vinicius përllogaritej në 35 milionë, ndërsa pas rishikimit të bërë nga “Transfermarkt” në fund të muajit shkurt vlera e brazilianit në merkato ishte rritur në 70 milionë.

Madrid pagoi 45 milionë euro te Flamengo për blerjen e Vinicius, por braziliani nuk është futbollisti i vetëm i Los Blancos që ka përfituar nga kriza për të rritur vlerën në merkato.

Reguilón, i preferuari i Solarit, nga 2.5 milionë që vlerësohej, tashmë vlerësohet 15 milionë, kur kanë kaluar vetëm pesë muaj.

Gjithashtu edhe Brahim ka rritur vlerën e tij konsiderueshëm në merkato. Në atë kohë ai vlerësohej 5 milionë, ndërsa tani 17 mln. Madrid pagoi 15 milionë te Manchester City për transferimin dhe do të paguajë edhe 5 të tjerë për realizimin e objektivave.

Marketing