Ziadin Sela me SINDROM TË STOKHOLMIT: Kthehet tek VMRO-DPMNE-ja (FOTO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot si duket është kapluar nga Sindromi i Stokholmit pas vendimit të tij që të ulet me një tavolinë me kryetarin e partisë maqedonase opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski partia e të cilit e rrahu gati deri në vdekje në ngjarjet e kuvendit gjatë prillit të vitit 2017, informon Blic.mk

Marketing

Sela në faqen e tij në facebook sot ka shkruar se me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Mickosi kishte rastin të bisedoj për situatën politike në vend dhe për mundësinë e bashkëpunimit si edhe për tema të tjera me interes të përbashkët.

“Ne vlerësojmë se si parti të djathta konservatore, parti simotra në kuadër të Partisë Popullore Evropiane së bashku me miqtë tanë në Maqedoni e ata janë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mund të kontribuojmë në përparimin e shpejtë të Maqedonisë në rrugën e integrimit evropian, zbatimin e procesit të reformës nënkuptohet dhe praktikisht për qytetarët maqedonas, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, përkatësisë politike edhe pse ndonjëherë mund të kemi mendime të ndryshme për disa tema. Por ajo që na bashkon sot është ideologjia jonë e krahut të djathtë konservator”, ka shkruar Sela.

Ndërkohë këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski sipas të cilit ishte kënaqësi që me partitë simotra Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të kontribuojnë në progresin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian.

“Ajo që sot na bashkon neve është ideologjia ynë konservatore. Besojë se si parti simotra, si parti të djathta mundemi të japim kontribut që Maqedoninë ta bëjmë sa më shpejtë anëtare të familjes së bashkuar evropiane”, ka shkruar Mickoski në facebook.

Sindoroma e Stockholm-it është gjendja psikologjike në të cilën vikitima në rastin e lartpërmendur Zijadin Sela, shfaq ndjenja pozitve ndaj dhunuesit (VMRO-DPMNE-së) të cilët para 3 viteve pothuajse sa nuk e vranë.

Sela në vend që të urrejë dhe të dënojë kriminelët dhe aktin kriminal ndaj tij, të cilët e kanë dhunuar fizikisht ai pas këtij takimi dhe shkrimi në faqen e tij në facebook ka nisur të krijojë simpati dhe dashuri për ta.(Gazeta.mk)

Marketing