Ziadin Sela nesër takohet me shefin e misionit të NATO-s për Maqedoni

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nesër do të takohet me shefin e misionit të NATO-s dhe zyrës për lidhje me Maqedoninë, Ambasadorin Zoran Jankoviq. Ky takim do të zhvillohet në Kuvendin e Maqedonisë, ku temë diskutimi do të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, ndryshimet Kushtetuese si dhe reformat në lëmin e sigurisë, mëson INA.

Marketing

Ky takim mes liderit të ASH Ziadin Sela dhe ambasadorit të NATO-s, kroatit Jankoviq mbahet pak ditë para seancës parlamanetare për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, ku sipas gjitha gjasave ambasadori i NATO-s do ti kërkojë përkrahjen dhe mbështetjen e deputetëve të ASH z. Ziadin Sela dhe deputetit Syrija Rashidi, që siç thuhet do jenë votat kyçe për ta arritur numrin 80 për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës respektivisht ndërrimin e emrit të Maqedonisë si parakusht që Maqedonia këtë vit të anëtarësohet në NATO!

Marketing