Ziadin Sela përsëri humb në Strugë, a do të dorëhiqet?

Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut ishin befasuese, sidomos për opozitën shqiptare e cila u eliminua nga gara dhe humbi edhe në Strugë qytet nga vjen kryetari i kësaj partie Ziadin Sela. Në qytetin e Strugës kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka ka arritur të marri 6.355 vota, kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski ka arritur të fitojë duke marrë 7.237 vota, ndërsa Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga VMRO morri 4.987 vota.

Marketing

Ky rezultat i votave në qytetin e Strugës e vendos në dyshime pozitën e Ziadin Selës si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi në Reka fitoi thuajse në të gjitha vendbanimet tjera Shqiptare përfshirë dhe Gostivarin ku rrjedh edhe një funksionar tjetër i lartë i ASH, Arben Taravari, ndërsa vetëm në Strugë kandidati shqiptar Blerim Reka humbi ndaj Stevo Pendarovskit.

Marketing