Ziadin Sela shpresa për koalicion trepalësh, BESA dhe Alternativë i “nxjerrin sytë njëra tjetrës”?!

Aleanca për Shqiptarët (ASH) thotë se akoma po bën përpjekjet për të arritur koalicionin trepalësh me Lëvizjen BESA dhe Alternativën.

Marketing

Krerët e kësaj partie thonë se nuk janë shterrur përpjekjet, por në fund do të bëjnë të ditur qëndrimin që do të dal nga organet më të larta partiake, përcjell INA. Megjithatë, përkundër këtij optimizmi, Lëvizja BESA dhe Alternativa sa më tepër kanë ashpërsuar gjuhën e ashpër midis tyre, ku eksponentë të saj janë aktivizuar nëpër rrjetet sociale, duke bërë fajësime se kush ishin fajtorët që përçarjen e këtij subjekti, që në zgjedhjet e 2016 doli i dyti tek spektri politik shqiptar. Anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirja Ibrahimi i ka shkruar një letër publike Lëvizjes BESA. “Partia që prezantohet me emrin Besa, të cilën e kam themeluar unë me disa miq të mi si ideal i joni jetësor, pasi është vjedhur nga ne me ndihmën e Krieplakit, sot e dy vite nëpërmjet koalicionit e mban në pushtet BDI-në në dy komunat shqiptare: Tetovë dhe Çair. Partia që e patëm bërë ne ishte projektuar që ta largojë nga pushteti BDI-në e dëmshme dhe zullumqare e jo t’ia bëjë numrat që ajo ta vazhdojë hajninë dhe shpërnguljen e shqiptarëve. Andaj, nëse këta që i kanë vulat e partisë që e bëmë ne dëshirojnë të jenë në koalicion “trepalësh” kundër BDI-së, së pari le të distancohet nga shumica që ia bëjnë BDI-së në Çair dhe në Tetovë e pastaj e shqyrtojmë kërkesën e tyre. Le ta bëjë këtë deri të hënën!”, shkruan Ibrahimi.
Por, pas letrës së Zekerija Ibrahimit ka pasuar reagimi i Arijanit Hoxhës të Lëvizjes Besa. “Ideologu” i rritur ne prehërin e BDI-së ka nis me kerku edhe atë që thotë populli “kime në voe”.Le ti jape dikush informacione më të sakta të punsuarit të BDI-së dhe shfrytëzuesit së gjitha benefiteve nga BDI përfshirë këtu edhe ndarjen e pushtetit qendror me BDI edhe atë të Ministrisë së Kulturës ku sekretarin shtetëror e kanë nga BDI, se Lëvizja BESA as në Çair dhe as në Tetovë nuk është pjesë e shumicës në pushtetin lokal.Ata që duhet të ndahen nga BDI pasi ata që kërkuan të bëhen alternativa e Besës pra TË PABESËT përfunduan në pushtet bashkë me BDI!” thuhet ne reagimin e Hoxhës. Debate të tilla po zhvillohen edhe në rrjetet sociale midis militantëve të të dyja partive.

Marketing