Ziadin Sela takon diplomatet e BE-së në vend

Kreu ASH në ofansivë diplomatike, takim me Ambasadorin e BE: z. Samuel Zhbogar, Ambasadorin E Francës: z.Kristian Timonie si dhe Ambasadorin e Gjermanisë z. Anke Holstei

Marketing

Sot Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela së bashku me Nënkryetarin e ASH    Elmi Aziri zhvilluan një sërë takimesh me ambasadorët e shteteve kryesore të BE.

Kreu  i ASH zhvilloi takim Ambasadorin  e Bashkimit Europian Samuel Zhbogar, më pas me Ambasadorin  e Francës Kristian Timonie dhe Ambasadoren e Gjermanisë Anke Holstei.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për procesin zgjedhor ku edhe u paraqitën vërejtjet serioze nga ana e Kryetarit të ASH-së  Ziadin Sela  për   si rezultat i inzhinjeringut të organizuar zgjedhor e organizuar nga ana e BDI-së.

Më tej u diskutua për procedurat gjyqësore të inicuara nga koalicioni Tash është Koha, ankesat e parashtruara në KQZ, Gjykatën Administrative etj, si dhe për protestën e paralajmëruar për ditën e Hënë në mbrojtje të demokracisë me moton Zgjedhje PO Vjedhje JO.Në këto takime interes i veçantë u tregua edhe rreth për përbërjes së ardhshme qeveritare, si dhe rolit faktorizues dhe legjitim të koalicionit ASH-AAA.

Në takim i theksua se demokratizimi i vendit si dhe sfidat në drejtim të antarësimit të vendit në BE me çrast Kryetari Sela i ka informuar ambasadorët se shteti ligjor, integrimi i vendit në BE , zhvillimi ekonomik do të jenë prioritetete politike, për tju siguruar qytetarëve jetë më të mirë dhe shtet të barabartë për të gjithë.

Marketing